Maqedoni

“Zhvatja”, DAP kontroll firmës së honorarit 25 mijë euro

05.02.2020 15:03

DAP ka kontrolluar firmën e lidhur me honorarin prej 25 mijë eurosh të gazetares, Lila Filipovska...

DAP ka kontrolluar firmën e lidhur me honorarin prej 25 mijë eurosh të gazetares, Lila Filipovska, e cila ditë më parë dëshmoi në gjykatë rreth rastit “Zhvatja”. Por, nga DAP nuk japin më shumë hollësi, ftojnë opinionin për durim deri në përfundim të procedurës.
 
“Ne kemi kryer kontroll në një kompani që ishte e lidhur pikërisht me këtë person, vetëm për shkak të këtij transaksioni. Palët gjithashtu ishin tek ne për të diskutuar dhe na sqaruar tërë situatën. Për informacione më të hollësishme do ju informojmë kur do të përfundojë e gjithë procedura.”,- tha drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.