Maqedoni
Metodologjia e re, Dimitrov: Dokumenti, drejt fitores së dyfishtë. VMRO – DPMNE: Pas shqyrtimit do të japim vlerësimet
05.02.2020 17:31
inistri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, ka përshëndetur përpjekjet e Komisionit Europian për përmirësimin...

inistri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, ka përshëndetur përpjekjet e Komisionit Europian për përmirësimin e procesit të anëtarësimit nëpërmjet metodologjisë së re.
Dimitrov ka shkruar se dokumenti do të kontribuojë për fitore të dyfishtë të Maqedonisë së Veriut drejt procesit të anëtarësimit, duke shtuar se rajoni nuk frikohet nga procesi reverzibil i afrimit drejt BE-së, pasi bëhet fjalë për benefite të cilat do të jetësohen në realitet.
“Metodologjia e re kontribuon në përforcimin e dimensionit politik, për një proces më dinamik, parashikues dhe të besueshëm. Besojmë se kjo qasje do të rezultojë me fitore të dyfishtë në javët në vijim: çeljen e bisedimeve në korniza të një procesi të përkryer për anëtarësim. Ne në rajon nuk kemi pse frikohemi nga rikthimi i procesit. Fundja, procesi i afrimit drejt BE-së ekziston për të transferuar realitetin në teren drejt më të mirës. Më shumë benifite për reformat, dhe më shumë sanksione për ata që shkojnë mbrapa bazuar në një vlerësim objektiv, paraqet hap para. Është moment i fundit për vendosjen e konkurrencës së shëndoshë të reformave në rajon”,- ka shkruar Dimitrov.
Opozita maqedonase thotë se qëndrimin për metodologjinë do ta thotë pasi ta shikojë në detaje versionin zyrtar të dokumentit. VMRO - DPMNE angazhohet që Maqedonia sa më shpejtë të nis bisedimet për anëtarësim.
“VMRO – DPMNE këmbëngul që Maqedonia sa më shpejtë të marrë datën për bisedime, pasi që dy tri vitet e kaluara, vendi në krye me Zoran Zaevin humbi shumë në garën drejt BE-së. Ajo që mund të vërehet është mungesa e reformave dhe vitet e humbura me LSDM-në në pushtet”,- thonë nga VMRO-DPMNE.
Metodologjia e re për zgjerimin e BE-së u iniciua nga Franca, vitin e kaluar. Shkupi zyrtar, megjithatë shpreh optimizmin se në mars metodologjia do të miratohet nga Këshilli i Evropës dhe më pas në Samitin e Zagrebit do t’i jepet dritë jeshile edhe çeljes së bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Union.
MERAL ISMAILI
