Maqedoni

Taksistët përfshihen në fushatën "Drejto automjetin i sigurt, lëviz me rrip të lidhur"

03.10.2014 14:54

Edhe taksistët do të përfshihen në fushatën "Drejto automjetin i sigurt, lëviz me rrip të lidhur"...

 Shoferët e taksive, përveç se me shembullin e tyre për përdorimin e rripave të sigurimit, do ta përkrahin këtë fushatë edhe përmes transmetimit personal tek udhëtarët në taksi për të përdorur rripat e sigurimit gjatë udhëtimit.

Për ta promovuar këtë ide, Asociacionit të Transportuesve “Autotaksi” do t’i bashkëngjiten sot edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga Këshilli Rajonal për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor dhe nga Asociacioni i Transportuesve Legalë të Autotaksive, të cilët do të bëjnë apel për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për rritjen e përdorimit të rripave të sigurimit. Fushata për rritjen e përdorimit të rripave të sigurimit është pjesë përbërëse e fushatës qeveritare "Respekto rregullat - respekto jetën", për rritjen e sigurisë në qarkullimin rrugor.