Maqedoni

Vetingu në gjyqësor, KPK kontroll të pronave të krerëve të gjykatave

05.02.2020 18:03

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të nisë kontrollin e pasurinë së gjykatësve...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të nisë kontrollin e pasurinë së gjykatësve, duke filluar që nga pasuria e kryetarëve të  gjykatave në vend.
 
Por, ende nuk dihet se për cilët gjykatës ka dyshime, megjithatë kontrolli do të bëhet pas analizave të Komisionit Anti-korrupsion që treguan se gjyqësori është subjekt që i nënshtrohet korrupsionit.
 
Gjatë javës, komisioni do të sjellë planin për tre muajt e parë. Nga Anti-korrupsionin ankohen se punën e tyre po e zvarrit Këshilli Gjyqësor që u vonon të dhënat.
 
“Ne koha na shkel dhe në seancën e radhës e cila do të mbahet deri në fund të javës, kemi vendosur të fillojmë me fazën e cila ka të bëjë me kuartalin e parë. Në tremujorin e parë të vendosin së pari kryetarët e gjykatave si një hap fillestar. Pastaj do të shohim mbi analizat e Këshillit Gjyqësor dhe do të vazhdojmë më tej në varësi se cilët gjyqtarë do t’i vlerësojnë si problematikë. Puna u zvarrit shumë duke e pritur Këshillin Gjyqësor. Me siguri edhe ata kanë aktivitetet e tyre, derisa na i dorëzojnë ato të dhëna që ne i kërkojmë.”,- deklaroi kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
 
KSHPK do të kontrollojë gjendjen pronësore, ose do të zbatohen të dhënat nga lista e dorëzuar pronësore e institucioneve për ndryshimin e gjendjes pronësore të gjykatësve.
 
Vetingu në gjyqësor mbështetet në tërësi nga partnerët më të mëdhenj të koalicionit qeverisës, madje integristët kanë dorëzuar në kuvend propozim ligjin për veting. 
 
GAZMEND KURTISHI