Maqedoni

Kuvendi miratoi ligjin për menaxhim me mbeturinatdhe propozim konskulzionet për ndotjen e ajrit

05.02.2020 19:42

Me 62 vota “pro” Kuvendi e miratoi me procedurë të shkurtuar Ligjin për menaxhim me mbeturinat...

Me 62 vota “pro” Kuvendi e miratoi me procedurë të shkurtuar Ligjin për menaxhim me mbeturinat, përmes të cilit ndalohet importi i mbeturinave që përdoren si burim i energjisë.
 
Propozues të Ligjit ishin deputetet e RDM-së,  Maja Moraçanin dhe Liljana Popovska. Paraprakisht, në kudër të seancës së 131-të, deputetët i miratuan edhe propozim-konkluzionet për ndotjen enorme të ajrit ambiental në Maqedoninë e Veriut dhe Ligjin për efikasitet energjetik.
 
Me 65 vota “pro” dhe një abstenim u votua edhe Ligji për shlyerje të interesave dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të personave fizikë, me procedurë të shkurtuar, si dhe Ligji për shujtë të subvencionuar studentore.
 
Është miratuar Ligji për debi të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua tek BERZH-i – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për administrim të sigurimit social, me procedurë të shkurtuar.
 
Në seancën e 131-të u miratua edhe  Plani financiar i Agjencisë për supervizion dhe sigurimit kapital të financuar pensional, si dhe të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2020.