Maqedoni
Ndalesë për trafik për gjitha automjetet në Pletvar dhe Tetovë- Kodër të Diellit
06.02.2020 09:24
Ndalesë për trafik për gjitha llojet e automjeteve nga mëngjesi...

Ndalesë për trafik për gjitha llojet e automjeteve nga mëngjesi ka në grykat malore Pletvar dhe Tetovë- Kodër të Diellit.
Siç informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë” ndalesa është për shkak të të reshurave intensive të borës, erës së fortë dhe lëvizjeve në rrugë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa, vend vende me sipërfaqe të borës pas intervenimit të ekipeve të kujdestarisë të “Rrugëve të Maqedonisë”.
Nga NP njoftojnë se në drejtimin rrugor Tetovë- vendkalimi kufitar Jazhincë është i detyrueshëm përdorimi i pajisjes dimërore për të gjitha automjetet dhe apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe adaptim të shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës.
