Botë
Virusi Korona, 565 të vdekur, rritet numri i të shëruarve
06.02.2020 10:59
Rritet numri i personave të infektuar nga virusi Korona....

Pothuajse tre mijë raste të reja janë konstatuar në provincën Hubei ku 24 orët e fundit u regjistrua edhe numër rekord fatalitetesh. 70 viktimat e fundit e kanë çuar në 565 numrin e atyre që kanë humbur jetën.
Në total, konfirmohen 28,273 persona të infektuar. Japonia me 45 raste, është shteti me numrin më të madh të vdekjeve pas Kinës. Edhe dy të sapolindur janë infektuar në Vuhan nga Korona, njëri prej tyre erdhi në jetë nga një nënë që po ashtu ishte e infektuar. Ekspertët nuk e anë të qartë se si u infektua foshnja. Megjithatë po shtohen edhe rastet e pacientëve që shërohen.
Përveç 20 të shëruarve që të dielën dolën nga spitali në Vuhan, spitalin e ka lëshuar edhe pacienti i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe një pacient në Taivan do të largohet se shpejt nga spitali.
