Mungon Neymar, por shënon Icardi, PSG fiton ndaj Nantes

05.02.2020 11:39

Paris Saint Germain nuk ndalet edhe në mungesë të Neymarit....

Në javën e 23-të të Ligue 1, skuadra e drejtuar nga Thomas Thuchel mposhti 1-2 Nantes, me gola të Mauro Icardit dhe Kehrer, ndërsa finalizimi i vonë i Simon nuk u shërbeu për asgjë Nantes.
 
Duhet theksuar edhe kontributi i dhënë nga Angel Di Maria, i cili asistoi në të dy rastet e golave, në minutën e 29-të, kur goditi fort portën me topin që u devijua ndoshta dhe rastësisht nga ish-sulmuesin e Interit, dhe në të 72-ën me krosimin e saktë nga këndi që gjeti kokën e Kehrer.
 
Me këtë fitore Parisi shkon në kuotën e 58 pikëve, 15 më shumë se Olimpique Marseille, që luan këtë të mërkurë në fushën e St. Etienne. Ndërkohë në dy takimet e tjera të ditës së sotme Lille fitoi 1-0 ndaj Rennes e me të njëjtin rezultat (1-0) Monaco mposhti Angers.
 
Rashica vendimtar, Werderi eliminon Dortmundin nga Kupa