Newcastle kualifikohet në shtesë, Liverpooli U-23 eliminon Shrewsbury-n
05.02.2020 11:40
Newcastle rrezikoi shumë përballë Oxfordit, por në fund ia doli të kalonte në raundit tjetër të FA Cup...

Newcastle rrezikoi shumë përballë Oxfordit, por në fund ia doli të kalonte në raundit tjetër të FA Cup falë suksesit 2-3. “Qymyrxhinjtë” dhanë përshtypjen se do ta eliminonin lehtësisht Oxfordin, teksa shënuan dy herë me Longstaff dhe Joelington në pjesën e parë, por vendësit arritën të barazonin takimin në minutat e fundit me Kelly-n dhe Holland.
Goli që i dha kualifikimin Newscastle u shënua në minutën e 116’ nga Saint Maximin.
Jurgen Klopp dhe skuadra e parë e Liverpoolit e shijuan në kolltuk kualifikimin ndaj modestëve të Shrewsbury, që kishin barazuan në takimin e parë (2-2). “The Reds”, për shkak të kalendarit të ngjeshur u përfaqësuan në fushë nga skuadra U-23 e drejtuar nga Critchley. Vendimtar për kualifikimin e Liverpoolit autogoli i Williams në pjesën e dytë.
Në fazën e 1/8-ave Liverpoolin e pret përballja me Chelsea-n.