Tottenham prek 1/8-at, Lucas dhe Son përmbysin Southampton-in!

06.02.2020 11:45

Tottenham siguron biletën për në raundin e 1/8-ave të FA Cup. Spurs mposhtën në stadiumin e tyre me shifrat 3-2 Southamptonin...

Tottenham siguron biletën për në raundin e 1/8-ave të FA Cup. Spurs mposhtën në stadiumin e tyre me shifrat 3-2 Southamptonin, në një sfidë që u përsërit pasi ndeshja e parë në St Mary kishte përfunduar në barazim. 
 
Autogoli i Stifensit pas 12 minutash zhbllokoi shifrat ndërkohë që Long barazoi rezultatin në minutën e 34-t. Në pjesën e dytë Ings i dha në mënyrë surprizuese avantazhin Southamptonit. Por festa e shenjtorëve zgjati pak pasi Lucas barazoi menjëherë shifrat në 2-2 pas vetëm 6 minutash. 
 
Në të 87-ën koreano-jugori Son me një 11-metërsh, vulosi suksesin dhe kualifikimin e e skuadrës së Jose Mourinhos në 1/8-at e FA Cup aty ku Spurs do të kenë përballë Norwich City-n.