Botë

Kinë, një foshnje e porsalindur u diagnostikua me virusin Korona

06.02.2020 11:53

Një foshnje në Kinë u diagnostifikua me virusin Korona vetëm 30 orë pas lindjes....

Foshnja lindi më 2 shkurt në qytetin Vuhan, ku mendohet të jetë epiqendra e virusit. Nëna e foshnjës ishte e infektuar përpara se të lindte. Mbetet e paqartë nëse sëmundja u transmetua të foshnja para apo pas lindjes.
 
"Kjo na kujton t'i kushtojmë vëmendje transmetimit të virusit nga nëna te fëmija", tha për Reuters, mjeku kryesor i departamentit të mjekësisë neonatale në Vuhan, Zeng Lingkong.
 
Deri më tani nga virusi Korona kanë vdekur 563 njerëz dhe janë infektuar rreth 28.000 të tjerë.