U zhvilluan katër ndeshjet e radhës në NBA

06.02.2020 11:55

Skuadra e Clippers, falë 23 pikëve të George dhe 23 të Shamet, toi 128-111 ndaj Miami...

Skuadra e Clippers, falë 23 pikëve të George dhe 23 të Shamet, toi 128-111 ndaj Miami, një ndeshje me dy pamje. Miqtë luajtën më mirë në pjesën e parë (Jones 25 pikë e 11 rebound), por në të dytën erdhi përmbysja e ekipit kalifornian, që e meritoi toren (24 tripikësha, rekord për Clippers). Fiton edhe Denver, që mundi 98-95 Utah Jazz, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Të dyja skuadrat e kërkuan toren, por në fund triumfoi Nuggets, ku u dalluan Murray me 31 pikë dhe Jokic me një “triple double” (30 pikë, 21 rebound e 10 asist).
 
Fitore në sekondat e fundit për kampionët e Toronto, që mposhtën 119-118 Indiana, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Indiana u shkëput deri në 18 pikë ku u dallua Brogdon me 24 pikë, por në fund erdhi përmbysja e ekipit kanadez me Lowry I cili shwnoin 32 pikë e 10 asist, Ibaka regjistroi 30 pikë ndwrsa  Siakam 25 pikë. Pa probleme fiton Boston, që mundi 116-100 Orlando ndërsa Oklahoma triumfoi 109-103 ndaj Cleveland. Surprizon Memphis, që falë një loje të mirë kolektive ku 6 lojtarë shwnuan mbi 13 pikë) mundi 121-107 Dallas Maveriks.