Maqedoni

Osmani - Dimitrov në Zagreb: Kryesimi kroat shans historik për rajonin

06.02.2020 12:57

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, dhe ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov..

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, dhe ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, presin që qasja e ripërtërirë e BE-së e potencuar në metodologjinë e re, të rezultojë me fitore të dyfishtë: hapje të negociatave së bashku me proces aderues më të përkryer. Këtë e deklaruan gjatë vizitës në Kroaci në takimin me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Kroacisë, Mire Kovaç, dhe me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Domagoj Ivan Milosheviq. 
 
“Me propozim metodologjinë e re hapen potencialet për integrimet europiane në samitet e ardhshme të BE-së, me çka kryesimi i Kroacisë me BE-në vërtet merr shansin të jetë historik për gjithë rajonin, posaçërisht për Republikën e Maqedonisë së Veriut.”,- tha zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bujar Osmani.
 
“Më shumë benefite për reformuesit dhe më shume sanksione për ata të cilët do të bëjnë regres sipas vlerësimit kredibil objektiv për progresin. Ky është hap të cilin ka kohë që ne e dëshirojmë.”,- u shpreh ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov.
 
Osmani dhe Dimitrov u takuan edhe me  kryeministrin kroat, Anderej Plenkoviq, dhe me ministrin për punë të jashtme dhe çështje evropiane, Gordan Grliq Radman. 
 
LEUNORA KALIQI