Botë

Aksident në Turqi, avioni u nda në tresh, 3 të vdekur e 157 të lënduar

06.02.2020 15:00

Rritet bilanci nga rrëzimi tragjik i një avioni pasagjeresh në Turqi mbrëmjen e të mërkurës....

Autoritetet raportojnë se bëhet fjalë deri tani për 3 të vdekur dhe të paktën 157 të plagosur, disa prej të cilave në gjendje të rëndë në spital. Avioni I kompanisë turke “Pegasus Airline” ishte në fazën e uljesh në aeroportin “Sabiha Gokcen” në Stamboll teksa është ndarë thuajse në tresh.
 
Në bord ishin 177 pasagjere dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Një muaj më parë e njëjta kompani pati një tjetër incident në Stamboll kur 164 pasagjere u evakuuan me shpejtësi nga shkallet e emergjencës.