Maqedoni

Thaçi uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

03.10.2014 15:07

Kreu PDSH-së Menduh Thaçi, ka uruar besimtarët myslimanë në prag të festës së Kurban Bajramit...

“Uroj që në këtë ditë feste të Kurban Baramit te të gjithë besimtarët myslimanë të mbizotërojë solidariteti, paqja, toleranca dhe respekti. Të udhëhequr nga fryma e kësaj feste të bekuar  të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona fetare dhe kombëtare, duke punuar për të ardhmen e familjeve tona dhe kombit tonë. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të gjithë besimtarët myslimanë iu uroj festën e Kurban Bajramit duke ju dëshiruar shëndet, mirëqenie dhe mbarësi”, thuhet në telegram urimin e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi.