Maqedoni

Ajri i ndotur në Tetovë e Gostivar, PDSh: Kryetarët mendojnë për koalicionet

06.02.2020 16:07

PDSh akuzon kryetarët e komunave në Tetovë e Gostivar....

PDSh akuzon kryetarët e komunave në Tetovë e Gostivar se nuk arritën të mbajnë premtimet zgjedhore për të zgjidhur kaosin në komunikacion. Mungesa e transportit publik rëndon problemin edhe me ndotjen e ajrit, thonë nga PDSh, që akuzojnë krerët e komunave se më shumë interesohen për koalicionet në zgjedhjet parlamentare se për problemet për të zgjidhur problemet në komuna, për të cilat edhe kanë marrë votat.
 
“Përderisa kryetarja e komunës së Tetovës kalkulon se a do të bëjnë koalicion paszgjedhor me VMRO-në apo LSDM-në, tetovarët vazhdojnë që të thithin ajrin më të ndotur në Evropë. Njëjtë vepron edhe kryetari i komunës së Gostivarit, i cili përderisa kalkulon se a do të bëjë koalicion parazgjedhor dypalësh apo trepalësh, subvencionet e qeverisë për inverterë dhe paleta u ndanë në disa qytete dhe se Gostivari nuk mori asnjë qindarkë. Kjo situatë dëshmon se për kryetarin e Gostivarit matematikat për koalicione kanë më shumë rëndësi se sa situata emergjente për investime në pastrimin e ajrit të Gostivarit.”,- tha nënkryetari i PDSh-së, Frymzim Dauti.