Maqedoni
Kumanovë, të gjitha shërbimet e institucioneve - në një vend
06.02.2020 17:27
Në Kumanovë fillon digjitalizimi i shërbimeve publike, pra tashmë qytetarët...

Në Kumanovë fillon digjitalizimi i shërbimeve publike, pra tashmë qytetarët mund t’i marrin në rrugë elektronike dokumentet e tyre nga ana e institucioneve qendrore dhe lokale. Me këtë projekt do të tejkalohen procedurat burokratike gjatë dhënies së dokumenteve nga organet shtetërore.
“Përpos formës elektronike, shërbimet nga më së paku 9 institucione të ndryshme do t’i ofrojmë në një vend të ashtuquajtur Sistemi njësportelësh, duke mos harruar pjesën klasike, por duam që marrja e shërbimeve për qytetarët të jetë më e lehtë e më e thjeshtë.”,- tha ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski.
“Po përballemi me probleme serioze në pjesën e dhënies së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe me një sistem të këtillë, të përkryer, do ta avancojmë mënyrën tonë të punës. Kjo nënkupton edukimin e të punësuarve, kuadrit që punon në komunë, e sidomos e përshëndesim hapin që e bëmë së bashku me ministrinë për hapjen e lokaleve që do të shfrytëzohet si sistem njësportel për dhënien e më tepër shërbimeve dhe si një byro për informimin e qytetarëve.”,- u shpreh kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Sistemi njësportelësh i MSHIA-s do të vendoset në hapësirat e Shtëpisë së Zejtarëve në Kumanovë.
FATLUM AQIFI
