Maqedoni
Aksidenti në Llaskarcë, shoferi me diabet, por nuk e ka humbur kontrollin
06.02.2020 18:00
Shoferi i autobusit të “Durmo Turs” nuk ka pasur ndonjë çrregullim serioz shëndetësor...

Shoferi i autobusit të “Durmo Turs” nuk ka pasur ndonjë çrregullim serioz shëndetësor në momentin e fatkeqësisë në fshatin Llaskarc.
Këtë konstatim e dha eksperti nga Instituti i Mjekësor Ligjore, që i paraqiti raportet për gjendjen shëndetësore të shoferit Manoil Trifunovski. Sipas tij, shoferi vuan nga diabeti i shkallës së dytë që nga viti 2010, por me marrjen e insulinës gjendja e tij shëndetësore ka qenë e qëndrueshme dhe nuk ka ndikuar në humbjen e kontrollit në momentin e fatkeqësisë.
“Të gjitha gjetjet laboratorike tregojnë nivel normal të sheqerit në gjak, në fakt me terapi rregullohet normalisht”,- tha eksperti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Nga mjekësia ligjore gjatë pyetjes së prokurorit u përgjigjën se insulina dhe hapat që ka marrë shoferi për sëmundjen nga e cila vuan, nuk kanë ndikuar mbi aftësinë e vozitjes, madje edhe nga analizat nuk posedojnë ndonjë fakt për ndonjë çrregullim që mund të ketë ndikuar në gjendjen e përgjithshme të shoferit.
“Nga testet e gjakut dhe urinës të bëra pas aksidentit nuk është zbuluar prania e alkoolit ose substancave tjera psikotrope. Testi i parë laboratorik pas aksidentit tregoi se niveli i glukozës në gjak në mëngjes ishte 10,1 milimol për litër.”,- tha eksperti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Në fatkeqësinë e 13 shkurtit të vitit të kaluar në afërsi të fshatit Llaskarcë nga rrokullisja e autobusit të linjës Shkup-Tetovë, mbeten të vdekur 16 persona, ndërsa 37 të tjerë morën lëndime të rënda fizike.
Të akuzuar për këtë rast janë 6 persona: pronari i Kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski, akuzohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërsa 3 të punësuarit e stacionit të kontrollit teknik, akuzohen veprën më të lehtë “pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale”.
ZEKIRJA MEXHITI
