Maqedoni

Mexhiti uron qytetarët për festën e Kurban bajramit

03.10.2014 15:09

Me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, festës më sublime të sakrificës dhe flijimit, Kryetari i Komunës së Çairit...

Me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, festës më sublime të sakrificës dhe flijimit, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti shpreh urimet më të ngrohta të gjithë besimtarëve muslimanë. 
 
“Uroj që kjo festë  kjo festë të sjellë gëzim, lumturi e begati në secilën familje, ndërsa të jetë edhe një prirje e jona e përgjithshme drejt vlerave më sublime që përçon mesazhi i kësaj feste”, thuhet në urimin e kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti.