Maqedoni

MPB në aksion, u arrestuan zyrtarë të lartë policorë

06.02.2020 18:57

4 pjesëtarë të MPB-së u morën në pyetje nga Prokuroria për Krim të Organizuar....

Nga Prokuroria konfirmuan lajmin dhe thonë se policëve u janë konfiskuar telefonat celularë. Më shumë informata paralajmërojnë për të premten. Jozyrtarisht mësohet se, policët janë ftuar për të dhënë deklaratë nën dyshimin se kanë nxjerrë të dhëna sekrete, të marra nga masa të ndryshme hetuese lidhur me rastin “Mitmarrja”. 
 
Pas marrjes së tyre në pyetje, do të dihet statusi i tyre në rastin në fjalë. Ndërkohë, është prononcuar edhe ministri teknik i brendshëm, Naqe Çulev, i cili konfirmon se në pyetje janë marrë 4 oficer policie, por mohon se ata janë pjesë e ekipit të tij. 
 
“Bëhet fjalë për marrje të veprimeve zyrtare me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake për persona që janë të punësuar në MPB, dhe të njëjtit janë të shpërndarë në vende përkatëse të punës me vendime nga ministrat paraprak, dhe aspak nuk kanë lidhje me ekipin apo kabinetin tim. Këta persona nuk kanë marrë kurrfarë vendime nga ana ime”, shkroi Çulev në statusin e tij në Facebook.