U miratua Ligji për Agjencinë e Sigurimit Kombëtar
Me 91 vota “pro”, Kuvendi miratoi Ligjin për Agjencinë e Sigurimit Kombëtar...

Ky ligj ka marrë edhe një pjesë të votave të opozitës. Agjencia funksiononte me ligjin e vitit 1995 dhe ekspertët pjesëmarrës në debatin e sotëm publik në Kuvend, u dakorduan që ligji duhet ndryshuar, por ishin kundër sjelljes së tij me procedurë të shkurtuar.
Megjithatë, konstatuan se është mirë që ligji të sillet para zgjedhjeve dhe anëtarësimit të pritshëm të vendit në NATO.
Integriteti dhe vetingu për të punësuarit në agjenci, shtim të kontrollit të jashtëm, dhënia e certifikatave të sigurisë për ruajtjen e sekretit shtetëror për të gjithë të punësuarit, metodologji e re për grumbullimin e informative por edhe status dhe mbrojtje të shtuar të agjentëve të fshehtë në vendet e huaja, ishin pjesë e vërejtjeve në debat për të cilat ekspertët thonë se duhet precizim më konkret.
Si pozitive u vlerësuan pasja e shtetësisë së dyfishtë dhe ndalesa për anëtarësim në parti politike dhe kryerja e veprimtarive të tjera.
Vërejtje pati edhe për disa prej kritereve për përzgjedhjen e drejtuesit të agjencisë.
