Maqedoni

Gjykimi për “TNT” nis nga fillimi, mbrojtja e quan prokurorin jokompetent për rastin

06.02.2020 19:44

Rasti “TNT” për rrënimin e kompleksit “Kosmos” nisi nga fillimi...

Avokatët e të pandehurve sot kontestuan kompetencën e prokurorit, Burim Rustemi, duke arsyetuar se sipas Ligjit aktual për Prokurori Publike për rastin mund të veprojë vetëm Njësia për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Prokurori prezent nuk është i punësuar atje dhe nuk është përfaqësues i asaj prokurorie dhe si i tillë nuk ka kompetencë të duhur.

Avokati, Elenko  Milanov, këmbëngul edhe që bisedat e përgjuara të mos përdoren si dëshmi, pasi, sipas tyre, për to ishte kompetente PSP, por jo edhe prokuroria e rregullt te e cila është rasti për momentin.

Kërkuan të mos caktohet asnjë gjykim tjetër pa u miratuar Ligji për PTHP-në. Edhe në këtë seancë u përmend ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, dhe kërkojnë që të thërritet si dëshmitare për rastin “TNT”, pasi dyshojnë se ka ndonjë prapavijë në tërheqjen e akuzës për Ardian Amzoskin, pjesë e investitorëve të “Kosmos”, kur ka paguar mbi 200 mijë euro për “Lidhjen Ndërkombëtare” të  Jovanovskit.

Në rastin “TNT” akuzohen ish kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri, Mile Janakieski, ish kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski, dhe katër persona të tjerë.