Botë

Zbardhet një rast i etheve afrikane të derrit në Greqi

06.02.2020 20:29

Në një fermë të vogël për derra në qytetin grek Seres dje është zbuluar rasti i parë i etheve afrikane të derrit...

Në një fermë të vogël  për derra në qytetin grek Seres dje është zbuluar rasti i parë i etheve afrikane të derrit, konfirmuan nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit të Greqisë. Ata komunikuan se bëhet fjalë për sëmundje të kafshëve dhe nuk bartet tek njerëzit dhe raportuan për një sërë masash, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
 
Ndalesë që derra të gjallë ta lëshojnë pjesën rreth Seresit, ndalesë për dërgim të mishit, mishit të derrit dhe ngjashëm nga rajoni konkret, janë pjesë e masave të ministrisë.
 
Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit të Greqisë, Makis Voridis tha se nuk ka nevojë për shqetësim, sepse bëhet fjalë për sëmundje që nuk i dëmton njerëzit, ndërsa në mënyrë plotësuese do ta hetohet si ethet e derrit kanë arritur në Greqi./mia