Botë
Dyshim për infektim me koronavirus te një udhëtar në aeroportin e Vjenës
06.02.2020 20:47
Në aeroportin vjenas Shvehat sot filluan të zbatohen masat për matje të temperaturës te pasagjerët...

Në aeroportin vjenas Shvehat sot filluan të zbatohen masat për matje të temperaturës te pasagjerët, ndërsa para fillimit të zbatimit është regjistruar dyshim për infektim me koronavirus.
Me aeroplanin e “Finer” nga Helsinki mbrëmë ka udhëtuar një pasagjer për të cilin ekziston dyshimi se është infektuar me koronavirus.
Te pasagjeri janë konfirmuar simptoma të mundshme të sëmundjes dhe ai është dërguar në spitalin më të afërt për analizë dhe shërim të mëtutjeshëm.
Rasti është zbuluar para vendosjes së masave për matje të temperaturës te pasagjerët. Në aeroportin vjenar Shvehat matja e parë ndodhi rreth pasdites. Masa e re ka të bëjë vetëm me fluturimet direkte nga Kina.
Fluturimi direkt nga Pekini duhej të zbresë rreth orës gjashtë të mëngjesit, por është vonuar gjashtë orë, ashtu që matjet e para janë bërë në mesditë.
Temperatura matet te udhëtarët vetëm në tre fluturime në javë sepse bëhet fjalë për fluturimet e Er Kinës nga Pekini, deklaroi drjetori i aeroportit Ginter Ofner.
Bëhet fjalë për rreth 400 pasagjerë në javë, që, shtoi ai, është pjesë e vogël e numrit të tërësishëm të pasagjerëve prej rreth 250.000 të cilët një herë në javë kalojnë nëpër aeroportin e Vjenës./mia
