Botë
Zimbabve: Dy minatorë humbën jetët, 20 të tjerë kanë mbetur të ngujuar
06.02.2020 21:09
Dy minatorë humbën jetët, ndërsa 20 mbetën të ngujuar prejse u rrëzua miniera për ar në Zimbabve...

Gazeta “Herald” e transmeton deklaratën e përfaqësuesit të Njësisë për mbrojtje civile në qarkun Kvekve, 200 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Harare, se ekipi i shpëtimit ka gjetur dy trupa.
Së shpejti do të fillojë shpëtimi i minatorëve të ngujuar.
Fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë, ndërsa është zbuluar prejse minatorët nuk e kanë braktisur minierën në mëngjes pas ndërrimit të natës./mia
