Maqedoni

Temperaturat e mëngjesit nën zero, më ftohtë në Llazaropole

07.02.2020 09:02

Në mbarë vendin, sot në mëngjes temperaturat ishin nën zero....

Më ftohtë është në Llazaropole, ku janë matur -14 gradë, ndërsa vetëm në Dojran dhe Gjevgjeli temperatura e mëngjesit shënoi zero gradë Celsius.
 
Sipas matjeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, në Berovë janë matur -13 gradë, në Manastir dhe Mavrovë -12, në Prilep -11, në Kriva Pallankë, Pretor dhe Krushevë -10, në Ohër dhe Dibër -9, në Tetovë dhe VInicë -6, në Strumicë -4, në Shtip dhe Kumanovë -3 dhe në Shkup -2 gradë Celsius.
 
Për sot meteorologët paralajmërojnë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe të ftohtë me periudha me diell dhe erë të matur, përgjatë Vardarit kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Në pjesët verilindore do të ketë reshje të dobëta të borës. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -1 deri 7 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë maksimale deri tre gradë Celsius./Mia