Botë
Kinë, 636 persona të vdekur nga virusi Korona
07.02.2020 09:31
Numri i personave të cilët deri më tani kanë vdekur si pasojë e virusit Korona në Kinë...

Numri i personave të cilët deri më tani kanë vdekur si pasojë e virusit Korona në Kinë e tejkaloi numrin 630, ndërsa gjithsej deri më tani janë infektuar 31 mijë e 161 persona. Në 27 vende të botës, deri më tani janë vërejtur 320 raste të të infektuarve nga virusi Korona.
Presidenti kinez Xi Jinping gjatë një telefonate me presidentin, Donald Trump, tha se parandalimi dhe kontrolli i virusit Korona është në "fazë kritike". Të dy udhëheqësit folën për përpjekjet që duhet bërë për të luftuar virusin dhe Xi shprehu besim në mposhtjen e epidemisë, shkruan BBC.
Nga deklaratat e autoriteteve të dy vendeve mësohet se SHBA do dërgojë ndihmat e nevojshme në Kinë për përballimin e situatës. Xi shpreson se SHBA mund të vlerësojë situatën e epidemisë në një mënyrë të qetë dhe të rregullojë masat e reagimit në një mënyrë të arsyeshme. Ministria e jashtme kineze akuzoi këtë javë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mënyrën histerike të reagimit ndaj situatës pa dhënë ndihmë në luftën kundër virusit Korona në Kinë.
