Botë
Bisedimet Kosovë-Serbi, Lajçak emisar i BE-së
07.02.2020 10:58
Ministri i Jashtëm sllovak në largim, Mirosllav Lajçak, pritet të jetë i dërguari special i BE-së....

Ministri i Jashtëm sllovak në largim, Mirosllav Lajçak, pritet të jetë i dërguari special i BE-së në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kështu shkruajnë mediat serbe, duke cituar qarqet diplomatike në Berlin.
Po ashtu raportohet se Lajçak vjen në këtë post me sugjerimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, i cili, sipas “Blic”, megjithëse indirekt, është angazhuar fuqishëm në Ballkan.
