Botë

Jemen, ShBA vret udhëheqësin e Al-Kaedës

07.02.2020 11:24

Presidenti i ShBA, Donald Trump, tha se forcat amerikane kanë vrarë udhëheqësin e Al-Kaedës...

Presidenti i ShBA, Donald Trump, tha se forcat amerikane kanë vrarë udhëheqësin e Al-Kaedës, Qassim al-Rimi në Gadishullin Arabik në një operacion në Jemen. Al-Rimi mori përsipër përgjegjësinë për të shtënat vdekjeprurëse të vitit të kaluar në Stacionin Ajror Detar të ShBA Pensacola në Florida, tre marinarë amerikanë u vranë.
 
Ndërsa Trump konfirmoi raportet se al-Rimi ishte vrarë, ai nuk tha kur u krye operacioni amerikan ose nuk ofronte ndonjë detaj rreth asaj se si u krye. Ndërsa Al-Kaeda nuk e ka konfirmuar ende  vdekjen e tij.