Maqedoni
Metodologjia e re, Zhbogar: Proces i besueshëm dhe më dinamik
07.02.2020 11:55
Ambasadori i BE-së në Shkup, gjatë takimit me gazetarë, u prononcua rreth Strategjisë së re të zgjerimit....

Ambasadori Zhbogar, kujtoi edhe një herë që Komisioni Evropian vendosi këto rregulla të reja për ta bërë procesin më të besueshëm dhe politikisht më dinamik. Ai nënvizoi që derisa Komisioni po bën punën e tij, edhe vendet kandidate duhet të bëjnë punën e tyre.
Ambasadori europian i rikujtoi autoritetet dhe partitë politike, të vazhdojnë me reformat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, dhe të zhvillojnë zgjedhje të ndershme, fer dhe demokratike.
