Maqedoni
Bejta uron festën e Kurban Bajramit
03.10.2014 15:12
Në urimin e tij me rastin e Kurban Bajramit, kryetari i Komunës së Gostivarit thotë se kjo festë frymëzon dashurinë dhe fitoren e së mirës ndaj së keqes...

Bejta uron që Kurban Bajrami të sjellë gëzim e paqe për vite të tëra.
“Festa e Kurban Bajramit ka si qëllim të saj frymëzimin e dashurisë, triumfit e së mirës ndaj së keqes, vetëpastrimin e shpirtit dhe mbetet një simbol i sakrificës së njeriut në emër të besimit të Zotit, në emër të dashurisë për njeriun. Uroj që kjo ditë në shtëpitë tona të sjellë gëzim, paqe, shëndet dhe begati për vite të tëra! Në emrin ti personal, në emër të bashkëpunëtorëve të mi dhe administratës komunale Ju uroj Festën e Madhe të Kurban Bajramit!”, përfundon urimi i kryetarit të Gostivarit Nevzat Bejta.
