Maqedoni
Tahiri: Organizimi i haxhit të sivjetmë, më i miri në 15 vitet e fundit
03.10.2014 15:15
Janë mbi 1300 haxhinjë nga Maqedonia që sivjet i janë bashkangjitur mbi 3 milionë pelegrinëve nga e gjithë bota...

Janë mbi 1300 haxhinjë nga Maqedonia që sivjet i janë bashkangjitur mbi 3 milionë pelegrinëve nga e gjithë bota, të cilët në vendet e shenjta islame po qëndrojnë nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame në RM.
Sekretari gjeneral i BFI-së, Afrim ef. Tahiri, konfirmon se të gjithë haxhinjtë nga Maqedonia janë mirë dhe e ka cilësuar organizimin e Haxhit të sivjetmë si më të mirin në vitet e fundit.
“Në 10-15 vitet e fundit, organizimi i Haxhit të sivjetmë nga ana e BFI-së është dukshëm më i mirë dhe më i plotë. Kjo vërehet edhe në disponimin e mrekullueshëm të haxhinjve tanë. Në emër të kryesisë dhe në emrin e haxhilerëve nga Maqedonia, besimtarëve tanë ua urojmë “Kurban Bajramin” me lutjet më të sinqerta për paqe, harmoni, solidaritet, shëndet e dashuri”- ka theksuar ef. Tahiri.
