Maqedoni
“Zhvatja”, shtyhet seanca gjyqësore
07.02.2020 17:13
Gjykimi për lëndën “Zhvatja” shtyhet për më 10 shkurt, për shkak të mungesës së kryetares së Këshillit Gjyqësor...

Gjykimi për lëndën “Zhvatja” shtyhet për më 10 shkurt, për shkak të mungesës së kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vaska Nikollovska-Masevska, e cila mungoi për arsye shëndetësore.
Në sallën e gjykatës ishin prezentë vetëm avokatët e të akuzuarve, ndërsa të akuzuarit nuk janë sjellë nga paraburgimi. Në seancën nuk ishte prezent edhe prokurori publik.
Lënda gjendet në procedurë dëshmuese dhe duhej të vazhdohet me prezantimin e dëshmive. Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në tetor të vitit të kaluar parashtroi aktakuzë kundër Bojan Milevskit, Katica Janevës dhe Bojan Jovanovskit.
I akuzuari i parë, Jovanovski, dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”.
E akuzuara e dytë, Janeva, akuzohet edhe për kryerje të veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Ndërsa i akuzuari i tretë, Zoran Milevski – Kiçeec, e pranoi fajin dhe u dënua me tre vite burg.
FARIJE DAUTI BAKIJU
