Maqedoni
Dyshohen për zbulim të sekretit zyrtar, Prokuroria: 4 policëve u janë marrë celularët
07.02.2020 17:46
Telefonat e katër policëve të arrestuar të enjten për rastin “Mitmarrja” me urdhër të Prokurorisë...

Telefonat e katër policëve të arrestuar të enjten për rastin “Mitmarrja” me urdhër të Prokurorisë janë dhënë për ekspertizë të mëtutjeshme.
Nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar njoftuan se katër policët u morën në pyetje në cilësinë e dëshmitarit për të dhënë sqarime lidhur me dyshimet se këta të fundit kanë dhënë informacione të fshehta, të marra nga masa të ndryshme hetuese lidhur me rastin “Mitmarrja”.
“Është sjellë urdhër për ekspertizë të katër celularëve që janë konfiskuar, e njëkohësisht në vijim do të thirren edhe persona tjerë për të zbardhur se si arriti që incizimi i siguruar me masa të veçanta hetuese të publikohet në media.”,- u tha nga Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Masat e veçanta hetimore kanë qenë pjesë e informative të klasifikuara me shkallë të caktuar ligjore “Rreptësisht konfidenciale” dhe çdo publikim i tyre paraqet vepër penale “Zbulim të sekretit zyrtar”, që dënohet sipas nenit 360 të Kodit Penal, thonë nga Prokuroria.
Incizimi, i cili është publikuar më në janar të këtij viti në disa media elektronike, tregonte video pamje nga takimi i ish kryetarit të asokohe të Strumicës, Zoran Zaev, me biznesmenin, Ivo Nikollov Siçevaliev.
Arrestimin e zyrtarëve policorë nuk deshi të komentojë as kryeministri teknik, Oliver Spasovski.
ZEKIRJA MEXHITI
