Maqedoni

AQ “Most”: Kuvendi ka përmirësuar transparencën

07.02.2020 19:20

Kuvendi republikan ka rritur transparencën në tre vitet e fundit, megjithatë mbetet edhe shumë...

Kuvendi republikan ka rritur transparencën në tre vitet e fundit, megjithatë mbetet edhe shumë për të bërë në këtë drejtim nga përbërja e re parlamentare.  Asociacioni Civil “Most” ka mbikëqyr punën e Kuvendit gjatë kësaj periudhe, në kuadër të projektit të përbashkët të emëruar "Qytetarë të inkuadruar për Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent", i cili ka filluar me zbatim që në korrik të vitit 2016. 
 
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit qytetar “Most”, Darko Aleksov theksoi se rekomandimet e “Most”-it për Parlamentin janë që të mundësojë transparencë më të madhe financiare, të caktohet afat për miratim të procesverbaleve nga seancat e komisioneve kuvendore dhe të  publikohen stenogramet nga seancat kuvendore.
 
“Duhet të themi se menaxhmenti i kësaj përbërje parlamentare filloi të ndërtojë sistem në Kuvend, e gjithë respektin për të gjithë menaxhmentet paraprake. Nëse ndërtimi i këtij sistemi nuk vazhdon në përbërjen e re parlamentare kjo do të jetë vetëm një episod ku diçka kemi përmirësuar por që me kohë edhe ajo do të humbet.”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i AQ “Most”, Darko Aleksov.
 
Deputetë dhe kryetarë komisionesh parlamentare konsiderojnë se janë përpjekur që të jenë të hapur për ekspertët dhe grupet e interesit në hartimin e ligjeve, por ka vend edhe për vetëkritik.        
 
“Në këtë mandate Komisioni ka mbajtur shumë diskutime publike, për fat të keq nuk mund të krenohemi me diskutime mbikëqyrëse. Nuk kemi mbajtur diskutim mbikëqyrës në këtë mandat. Por në diskutimet publike janë ftuar një numër i madh i përfaqësuesve të asociacioneve qytetare, organizatave dhe ekspertë të cilët ia vlen të dëgjohen për tema të rëndësishme.”,- theksoi Liljana Zaturoska nga Komisioni për Transport dhe Lidhje.
 
“Është informatë shtesë me shumë rëndësi si për opinion por edhe ne si deputetë, të dhënat që morëm nga hulumtimi dhe qasja e tillë ndaj punës tonë, pasi është shumë e vështirë të vlerësohet puna e deputetit në grupin parlamentar, në komisione dhe në séance plenare.”,- u shpreh Hari Llokvenec nga Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri.
 
Asociacioni “Most” rekomandon që ueb-faqja e re e Kuvendit të jetë në pajtim me standardet më të reja informatike dhe t’i përmbajë të gjitha informacionet e nevojshme, duke përfshirë edhe xhirime nga seancat kuvendore.
 
Kryetar i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se është punuar shumë në drejtim të përmirësimit të transparencës në punën e Kuvendit, me ndihmën pa rezervë të të gjithë miqve, që ka kontribuuar në përmirësimin e Indeksit të produktivitetit të Kuvendit.
 
SHPËTIM NUREDINI