Maqedoni
Master Card, mundësi që qytetarët të fitojnë identitet digjital
07.02.2020 19:52
Master Card përveç kartelës elektronike, do të japë edhe një mundësi tjetër ku qytetarët do të fitojnë mundësinë për një identitet digjital...

Me këtë mjet, sipas ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, prania fizike e personit nuk do të jetë më e nevojshme, por stilolapsi i nënshkrimit do të bëhet pajisja celulare dhe kamera e saj.
“Kjo do të thotë që nëpërmjet telefonit tuaj dhe hapjen e aplikacionit, së pari herë e skanoni kartat e identiteti tuaj, letërnjoftimin ose pasaportën. Në atë mënyrë, të dhënat kontrollohen dhe kamera në pajisjen celulare ndizet dhe kontrollon se a bëhet fjalë për personin fizik. Ky hap verifikon fotografin në dokumentin personal dhe pajisja ju identifikon. Kjo do të thotë që nuk keni më nevojë të përdorni USB, Token, dokumente letre, prani fizike që institucioni t'ju identifikojë.”,- tha ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mancevski.
“Kemi kaluar në një ekzaminim të rreptë të biometrikës dhe ajo që është e rëndësishme është që sistemi nuk ruan informacione për njerëzit që do të thotë se nuk ka një bazë të dhënash që mund të hakohet.”,- theksoi zëvendëskryetari i MasterCard për Identitetin Digjital, Çarls Valton.
“Realizimi i suksesshëm i një projekti të tillë kërkon një bashkëpunim të fortë ndër-sektorial, një vullnet për të ndryshuar, ngritjen e vetëdijes dhe kapaciteteve mbi të gjitha në administratë, forcimin e aftësive digjitale të përfshira gjithashtu në popullatë dhe qytetarët tanë.”,- theksoi ministrja e Financave, Nina Angellovska.
Master Card jep edhe mundësi tjera si të drejt për të blerë bileta për transport, të votojnë, të nxjerrin pasaportë të ri, të kenë qasje deri tek të dhënat e tyre mjekësore, të firmosin dokumente dhe të kryejnë pothuajse çdo lloj administrimi në internet, kudo dhe në çdo kohë, Republika e Maqedonisë së Veriut më këtë gjë po bëhet një nga vendet e para në botë ku e tërë popullatës i jepet mundësia për identitet elektronik.
SEDAT SELIMI
