Botë

Makron: Nuk mund të jemi spektatorë të garës së armatimit

07.02.2020 20:19

Evropianët nuk mund të jenë thjesht spektatorë, sa i përket sigurisë ka deklaruar presidenti francez...

Evropianët nuk mund të jenë thjesht spektatorë, sa i përket sigurisë ka deklaruar presidenti francez në fjalimin e tij për strategjinë e mbrojtjes. 

Macron ka propozuar një iniciativë të përbashkët evropiane për një "agjendë ndërkombëtare të kontrollit të armatimit".

Franca do të angazhohet te aleatët e saj evropianë për të hedhur themelet për një strategji të përbashkët ndërkombëtare, tha Macron në një fjalim parimor për doktrinën e ardhshme të armëve bërthamore të vendit të tij. Kështu, vendet partnere evropiane mund të marrin pjesë në manovrat përkatëse ushtarake franceze, tha Presidenti francez.

Vendet evropiane nuk duhet të kthehen në "spektatorë" përballë një gare të mundshme të armëve bërthamore.

Evropianët duhet të kuptojnë se "në mungesë të një kornize ligjore" së shpejti mund të përjetojnë një garë të re armësh me armë konvencionale dhe madje bërthamore "në tokën e tyre", tha Macroni duke iu referuar daljes së Shteteve të Bashkuara nga traktati i INF me Rusinë për kufizimin e raketave me rreze të mesme veprimi që mund të pajisen me armë bërthamore.