Virusi Korona, një amerikan vdes nga virusi
Një amerikan u bë i pari shtetas i huaj viktimë e koronavirusit të shtunën....

Një amerikan u bë i pari shtetas i huaj viktimë e koronavirusit të shtunën, ndërsa një japonez pas tij, vdiq po ashtu nga simptoma të lidhura me sëmundjen, pasi epidemia duket e vendosur për t’ia kaluar me numrin e të vdekurve pandemisë së SARS.
Amerikani 60-vjeçar që u diagnostikua me koronavirus vdiq në spitalin Jinyintan në Wuhan, qytetin ku shpërtheu virusi, më 6 shkurt, njoftoi ambasada amerikane ne Pekin. Edhe shtetasi japonez që u shtrua në spitalin e Wuhan me pneumoni, vdiq pasi pati simptoma si të gripit të ngjashme me koronavirusin, tha po ashtu Ministria e Jashtme e Japonisë.
Ndërkohë, ka shkuar në 723 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në nivel global. Ndonëse numri i viktimave për 24 orë shënoi rënie në dy ditët paraprake, shifra u rritë përsëri të premten.
