Libi, forcat e Haftarit godasin aeroportin Mitiga
Milicitë e Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë....

Milicitë e Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, kanë sulmuar aeroportin Mitiga në kryeqytetin libian Tripoli, duke shkaktuar ndërprerjen e fluturimeve.
Ministria e Trasportit e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të njohur nga OKB, në një deklarate theksoi se milicitë e Haftarit kanë goditur me raketa aeroportin Mitiga. Si pasojë, njoftohet se në aeroport janë ndërprerë përkohësisht fluturimet.
Forcat jolegjitime të Haftarit edhe më parë kanë vendosur në objektivin e tyre shumë herë aeroportin Mitiga, i cili është porta e vetme e lidhëse e kryeqytetit me botën dhe i cili ka qëndruar për muaj të tërë i mbyllur.
