Ligji për prokurorinë publike, Zaev: Mund të miratohet para shpërbërjes së kuvendit

08.02.2020 18:55

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, shprehet optimist se ligji për Prokurorinë Publike....

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, shprehet optimist se ligji për Prokurorinë Publike mund të miratohet para shpërbërjes së kësaj përbërje parlamentare, duke shtuar nuk do të ishte asgjë kontestuese nëse shtyhet shpërbërja e parlamentit.

“Kam biseduar me të gjitha grupet parlamentare, ne jemi shumë afër e gjithë zgjidhja mbetet ta marrin ta shohin si është bërë dhe vallë do të pajtohen. Nëse e bëjmë atë sot ose nesër, besoj se të hënën herët në mëngjes Parlamenti ti përdorë tre ditët siç parashikohen për ligjet me flamur evropian. E hënë, e martë, e mërkurë, e mërkurë është 12. Ne mund ta votojmë, ja edhe më 12-tin të shpërbëhet Kuvendi. Por nëse Parlamenti dhe deputetët vendosin se duhet të diskutojnë më datën 13, le ta diskutojnë, le ta mbajnë të drejtën, le të votojnë, dhe mbrëmjen e datës 13 le ta shpërbëjë Parlamentin. Kjo nuk prish punë për datën e zgjedhjeve” – tha Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Mickovski: Nuk pajtohemi, kuvendi të shpërbëhet më 12 shkurt

Por Lideri i VMRO-së Hristijan Mickoski tha se partia e tij nuk pajtohet me propozim ligjin, duke shtuar se mbështesin një ligj i cili do të sigurojë drejtësi për të gjithë qytetarët në vend, pavarësisht nëse ata kanë përkatësi partiake ose jo.  Ai pret që kuvendi të shpërbëhet në 12 shkurt.

“VMRO-DPMNE është për Ligjin për Prokurorinë Publike. Por, një ligj që do të jetë i drejtë dhe një ligj që do të sigurojë drejtësi për të gjithë qytetarët në vend, pavarësisht nëse ata kanë përkatësi partiake ose jo. Kjo që sot na propozohet si propozim ligj në kuadër të kuvendit nuk është I tillë. Nuk mundet VMRO-DPMNE të bëjë asgjë, dhe askush, sepse kjo është me procedurë të shkurtuar, nëse i përdorim mundësitë demokratike dhe të rregulllores, kjo është ajo, nëse i kanë 80 do ta kalojnë, dhe aq” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Kanë mbetur edhe katër ditë para shpërbërjes së pritur të Kuvendit, pushteti dhe opozita ende nuk i kanë harmonizuar qëndrimet për ligjin për prokurorinë publike. (Gyltene Sinani, TVM2)