Ikja e të rinjëve, studentët: Shoqëria e politizuar, s’përfillet meritokracia
Ikja e të rinjëve jasht vendit....

Ikja e të rinjëve jasht vendit, vazhdon të mbetet një ndër problemet më kryesore. Fakultetet çdo ditë e më shumë po zbrazen, e shpalljet në të cilat kërkohen punëtore po bëhen gjithnjë e më evidente.
Shumica e të rinjëve vendosin për të punuar jashtë shtetit për një rrogë më të mirë. Krahas kushteve ekonomike, arsye tjetër për migrim studentët e shohin te ajo se nuk përfillet meritokracia.
Ata thonë se shoqëria është e politizuar, andaj rinia ndjehet e dëshpëruar dhe pa shpresë, andaj fatin e tyre vendosin ta shohin jasht vendit.
“Nuk na vlerësohet kontributi jonë. Kur një të riu i jepet mundësia për të bërë diçka, neve absolutisht me forma në mënyra të ndryshme na bllokojnë. SI na bllokojnë. Nuk na pranohet mendimi jonë i lirë, nuk i pëlqejnë programet e tona. Nuk i pëlqejnë aktivitetet tona si civil, sepse natyrisht ne jemi të pastër. Ne jemi ata të cilët e ruajmë autonominë tonë dhe kemi dëshirë që mendimet tona të shkojnë në vendin e duhur ose për punën e e duhur. Normalisht se kjo dikujt i djeg dhe nuk i pëlqen” – tha Arbër Kadriu, student.
“Mund të shohim që në fakultete shkon numri në rënie, shkollat e mesme numri në rënie. Atëherë besoj që kjo rritje ekonomike apo këto reforma që po bëhen nuk janë duke pasur sukses dhe nuk janë duke dhënë efektin e tyre te rinia” – u shpreh Valon Ejupi, student.
Ikja e të rinjëve, studentët: Modeli i arsimit duhet të ndryshojë
Studentët gjithashtu kanë vërejtje në lidhje me modelin e arsimit në vend. Fakultetet edhe pse kanë në planprogramet e tyre punën praktik, kjo nuk ka efektin e duhur, andaj apelojnë që të veprohet në këtë drejtim.
“Ne gjithë e dijmë se në fakultetet tona më shumë i jepet rëndësi teorisë. Ne me të vërtetë kemi planprograme të ndryshme të cilat mundohen të fusim punën praktike, mirëpo deri sa ti nuk je aty dhe punon për ndonjë kompani ose punon për ndonjë projekt të caktuar ti nuk mund ta quash atë punë praktike” – theksoi Valon Ejupi, student.
Megjithatë studentët apelojnë që të rinjtë ti shohim gjërat me pozitivitet dhe oiptimizëm. Të ngrejnë zërin kundër së keqes dhe në këtë mënyrë vet të bëhen nismëtarë të ndryshimit për një jetë më të mirë në vendin e tyre. (Ersan Pajaziti, TVM2)
