Revidimi i teksteve të kontestueshme shkollore, Ademi:MASH pret përgjigje nga komisionet
Tekstet shkollore për të cilat në MASH janë paraqitur ankesa....

Tekstet shkollore për të cilat në MASH janë paraqitur ankesa për sa i përket përmbajtjes së tyre jo të saktë dhe të kontestueshme janë në procedurë të revidmit. Kështu vlerëson për TVM 2 numri një i dikastert të arsimit Arbër Ademi, sipas të cilit pasi që të njejtat ti nënshtrohen procedurës së korigjimit do të shtypen dhe distribuohen në shkollat fillore edhe të mesme në vend.
“Teksti shkollor i gjeografisë është dërguar dhe është marrë dritë jeshile nga komisioni ndërshtetërorë që e kemi me Greqinë, poashtu edhe teksti shkollor i historisë, dhe unë insistoj si ministër i Arsimit që edhe pasi të kemi produktin final i njejti të korigjohet në aspekt internal për përmabajtje të diskutueshme” – tha Ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
Në pyetjen se a ka afate ligjore që duhet të respketohen sa i përket revidimit dhe kush i parashtron të njejtat, Ademi me përgjigje se për tekstet kontestuese pritet përgjigje nga komisionet ndërshtetërore ndërsa procedura në MASH pas kësaj është tejet e shpejtë.
“Ne presim përgjigje nga institucionet përkatëse, komisionet ndërshtetërore dhe posa ta marrim përgjigjen, menjëherë do të procesuojmë. rocedura në MASH është ekspeditive dhe e shpejtë efikase, duke u udhëhequr nga ajo se cili është interesi më i mirë për nxënësit” – theksoi Ademi.
Deri më tani janë lëshuar në përdorim shumë tekste shkollore për shkollat fillore dhe të mesme në versionin e korigjuar. Sipas Ademit, problematike mbetet lënda etika e religjoneve për të cilën nuk paraqiten përpliues dhe recenzentë edhe pse disa herë me rradhë është shpallur konkurs nga MASH. (Flutura Latifi, TVM2)
