Dimitrov kërkon shkarkimin e ministres Mizrahi
Ministri i Punëve të Jashtëm, Nikolla Dimitrov....

Ministri i Punëve të Jashtëm, Nikolla Dimitrov kërkon nga kryeministri teknik Oliver Spasovski që të propozoj kërkes në Kuvend për shkarkimin e ministrës së punës dhe politikës sociale Rashela Mizrahi pasi që sipas tij, ajo mbajti press konferencë ku në panon që kishte vendosur pas saj nuk qendronte emri i ri i Kushtetues, por vetëm Republika e Maqedonisë.
“Shkelja ligjore e Kushtetutës sjell përgjegjësi politike por dhe juridike. Nëse mënjëherë veprimet e saja nuk khthen në kuadër të kornizës ligjore dhe Kushtetuese do ti sugjeroj kryetarit të Qeverisë Oliver Spasovski të propozoj shkarkimin e saj në Kuvend. Ju bëjë me dije se në veprimet e saja ka elemente që mund të sjellin përgjegjësi juridike në bazë të nenit 353 dhe 390 të Kodit Penal, por kjo është punë e institucioneve tjera shtetërore” – tha Ministri i Jashtëm i vendit, Nikolla Dimitrov.
Dimitrov thotë se për veprimin e Mizrahit vendi ka marr një notë proteste nga amabasada Greke në Shkup. Për këtë arsye ai i kërkon urgjentisht Mizrahit të kthej panon e vjetër me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut. Deri nuk këto momente Mizrahi nuk ishte e kapshme për TVM2 për të treguar arsyen e vërtet të ndryshimit të panos në sallën konferenciale.
Ndërkohë në tabelen zyrtare të këtij institucioni e vendosur jashtë sot qendronte tabela me emrin e ri kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht. (Rexhep Qamili, TVM2)
