Pr/Ligji për Prokurori Publike merr të dielën dritë jeshile në Qeveri

09.02.2020 18:48

Disa ditë para afatit të parashikuar për shpëbërjen e Kuvendit....

Disa ditë para afatit të parashikuar për shpëbërjen e Kuvendit, LSDM vazhdon me përpjeket e fundit për të siguruar 2/3 të votave të nevojshme për të miratuar ligjin për prokurori publike.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, pranon se këtë fundjavë vazhdimisht komunikon me të gjithë deputetët, nuk tregon detaje, por i vetëdijshëm për numrin e nevojshëm që i duhet, kërkon mbështetjen e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe të Hristijan Mickovskit.

“Po bëjmë çmos që së pari Kuvendi të jetë në përbërjen e plotë, gjëgjësisht të gjithë të jenë të pranishëm kur do të hapet debati për ligjin për prokurori në seancë kuvendore. Presim më shumë se 80 deputetë të sigurohet për miratimin e këtij ligji.Nëse më pyesni direkt a e kemi siguruar numrin e nevojshëm të  2/3 e votave të deputeteve,  nuk mund t’jua themë me saktësi” – tha Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Versioni i plotë i ligjit gjatë ditë së diel finalizohet në Qeveri. Zaev bind se në këtë version janë implementuar të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e  grupeve të punës dhe të ekpertëve dhe thotë se i njëjti do të siguroj shtet më të fort juridik.

Propozimi përfundimtar i ligjit, sipas Zaevit,  parashikon që materialet e përgjuara joligjore nga viti 2008-2015 të mos jenë më bazë për ngritjen e aktëakuzave, precizohen normativat se kur ata mund të shfrytëzohen për indikacione e kur jo, rregullon statusin e matejshëm të lëndëve të filluara të PSP-së dhe hetimet tjera pas skadimit të afatit të PSP-së për ngritjen e aktëakuzave më 30.06. 2017.

Poashtu  përcaktohet edhe kushti i përvojës së nevojshme të prokurorëve dhe të përdorimit të gjuhëve.

“Shpresoj se i kemi eliminuar të gjitha mundësitë për bllokimin e eventual të këtij ligji përmes debatit të gjërë të amandamenteve. Bëmë përpjekje maksimale që të gjithë së bashku të bisedojmë dhe të inkorporojmë të gjitha sugjerimet dhe vërejtjet e grupeve të punës dhe ekperteve që para miratimit të  propozim ligjit në qeveri në vend të amadandameteve në Kuvend” – u shpreh Zaev.

Ndërkohë nga VMRO-DPMNE përgështrojnë Zaevin se në këtë propozim ligj janë përfshirë vërejtjet e tyre. Mbtën në qendrimin e tyre se ligji i cili e imponon Zaev është kundër Kushtetues, katastrofal, i palogjikshëm dhe jashtë normave ndëkombëtare i cili ka për qëllim të amnistojë krimet e qeverisjes së LSDM-së.

“Lidhur me atë nëse e përkrahim Ligjin për Prokurori Publike, qëndrimi ynë është i njohur. Meqë Zaev nuk na pranoi vërejtjet dhe sugjerimet, sipas propozimit tonë të vetmit që për momentin duhet dhe mund ta formulojnë këtë ligj janë ekspertët. Nga kryetari ynë Mickoski iu propozua ekipi ekspertëve, kështu që tani e ka radhën të vendos Zoran Zaev” – deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Zaev është i bindur se miratimi i ligjit të prokurorisë do të jetë garanci më e madhe për të fituar datën për fillimin e negociatave me BE-në në pranverë. Deabti kuvendor për ligjin në fjalë prashikohet të zgjatë tre ditë. (Rexhep Qamili, TVM2)