Sonte ndahen çmimet Oskar, "Toka e Mjaltit" nga RMV garon në dy kategori
Sonte mbahet Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve Oskar në teatrin “Dolbi” në Holivud....

Sonte mbahet Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve Oskar në teatrin “Dolbi” në Holivud. Në garë për çmimin e madh ndërkombëtar Oskar është edhe filmi dokumentar nga Maqedonia e Veriut “Toka e mjaltit".
Ky film është i nominuar në dy kategori: në kategorinë e dokumentarit më të mirë dhe filmi ndërkombëtarë jo anglez.
Në kategorinë e dokumentarit më të mirë “Toka e mjaltit” është në konkurrencë me: bashkë-produksionin britanik- amerikan “Për Samën”, atë siriane- daneze “Shpella, “Në pragun e demokracisë” të Brazilit dhe atë amerikane “Fabrika amerikane”. Ndërsa në kategorinë e dytë film ndërkombëtar-joanglez, Toka e mjaltit është në garë me filmin “Parazit” nga Korea Jugore, “Korpus Krishti” nga Polonia, “Të mallkuarit” nga Franca dhe “Dhimbje dhe lavdi” nga Spanja. Gazeta e njohur britanike “Gardian” në parashikimet e fituesve në te gjitha kategoritë të ndarjes së sivjetme të çmimeve të Akademisë amerikane te filmit parasheh se “Toka e mjaltit” do të merr çmim Oskar për film më të mirë dokumentar.
Nëse do të jetë i sakt ky parashikim do ta shohim sonte në orën 2 pas mesnate, kur do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar, e cila do të transmetohet në më shumë se 220 vende dhe territore të botës. (Gyltene Osmani, TVM2)
