Qëllohet për vdekje ushtari që i vrau 26 persona

09.02.2020 14:32

Në Tajlandë një ushtar ka vrarë me armë zjarri të paktën 20 persona....

Në Tajlandë një ushtar ka vrarë me armë zjarri të paktën 20 persona në një qytet në verilindje të vendit .

Ushtari  Thomma, të shtunën la të vrarë komandantin e tij pasi kishte vjedhur disa armë nga kampi i ushtrisë. I dyshuari pasi kishte vrarë komandantin e tij dhe kishte vjedhur disa armë nga kampi i ushtrisë, ka vazhduar sulmin në rrugët e qytetit dhe në një qendër tregtare.

Më pas, ai u qëllua nga autoritetet në ndërtesën ku po qëndronte gjatë tërë natës. Kryeministri tajlandez, , tha se më shumë se 20 persona mbetën të vrarë dhe 57 të plagosur.

Ai shtoi se mendon që motivi i sulmit ishte një lloj hakmarrje për shkak se ushtari Thomma mendonte se ishte mashtruar në një marrëveshje.