Misisipi, tragjedi në SHBA, 7 viktima në një zjarr

09.02.2020 14:58

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një zjarr...

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu sot në mëngjes në një shtëpi në shtetin amerikan Mississippi, njoftuan autoritetet lokale. “Zjarri shpërtheu në një shtëpi në qytetin Clinton.

Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur, por zyrtarët vendas thanë se ata janë të moshës midis një dhe 33 vjeç. Bëhet fjalë për një nënë dhe gjashtë fëmijët e saj. Pasi u përpoq të shpëtonte familjen e tij, babai i fëmijëve mundi të dilte jashtë, për t’u dërguar më pas në spital, prej lëndimeve të marra.

Sipas zëdhënësit Mark Jones, fillimisht burri refuzoi të merrte ndihmë mjekësore pa ditur se ç’kishte ndodhur me fëmijët dhe gruan e tij. Shtëpia e ndërtuar në vitin 1951 u shkrumbua si pasojë e një zjarri që shpërtheu në brendi të saj.

Zëdhënësi deklaroi se policia do të  vazhdojë hetimet për të mësuar arsyen që ndikoi në pamundësinë e 7 viktimave për të shpëtuar.