Kumanovë, më tepër parashtresa ankesa për gjyqësorin
Edhe gjatë vitit që e lam pas, qytetarët e Kumanovës dhe në përgjithësi rajonit planor veri-lindor....

Edhe gjatë vitit që e lam pas, qytetarët e Kumanovës dhe në përgjithësi rajonit planor veri-lindor, në zyrën e avokatit të popullit në Kumanovë më së shumti parashtresa dhe ankesa kanë shtruar për punën e gjyqsorit por edhe policisë e sidomos Burgut të Kumanovës.
Madje edhe numri i parashtresave ka shënuar rritje në krahasim me vitin paraprak bënë të ditur zv. Avokati i popullit për rejonin planor veri-lindor në Kumanovë, Naser Veseli.
“Nga ky rajon gjithësej kemi 185 parashtresa ose 187 lëndë. Numri i qytetarëve që kanë vizituar zyrët tona arrin në 1.000, por jo gjithë-her bëhet parashtresa, pasiqë u sugjerojmë në mënyra tjera ti bëjnë ato, por edhe ka prej tyre se u ka skaduar afati për sa kohë nuk ka vepruar organi kompetent, dhe aty qytetari has në pengesa ligjore” – tha Zv.Avokati i Popullit, rajoni Veri-Lindor, Naser Veseli.
Veseli, për TVM2 shprehet i kënaqur nga efikasiteti i kryerjes së lëndëve të përfunduara.
“Nga gjithësej 187 lëndë për të cilat ishim kompetent për veprim, të përfunduara janë 168 lëndë apo 90% të tyre”, tha mes tjerash për TVM2 Naser Veseli Zv/Avokat i popullit” – theksoi Veseli.
Ndërkaq sa i përket të përqindjes etnike të atyre që lëshuan parashtresa është si vijon.
“Maqedonas janë 60 apo 47%, shqiptarë 48 apo 38%, romë 11 apo 8.7%, serbë kemi 5 apo 4%, turq 1 dhe 1 bullgar”, u shpreh mes tjerash Naser Veseli Zv/Avokat i popullit” – deklaroi Zv.Avokati i Popullit, rajoni Veri-Lindor, Naser Veseli.
Vlenë të përmendet se zyra e Avokatit të Popullit me seli në qytetin e Kumanovës mbulon komunat të Kumanovës, Likovës, Kriva Pallankës, Krtatovës, Nagoricit të Vjetër si dhe të Rankovcit. (Fatlum Aqifi, TVM2)
