Lëvizja Anti Bixhoz kërkon miratimin e ligjit të saj për lojrat e fatit

09.02.2020 16:10

Lëvizja Anti Bixhoz,edhe një herë nga Tetova....

Lëvizja Anti Bixhoz,edhe një herë nga Tetova, ju bëri thirrje liderëve politikë dhe përfaqsuesve të lartë shtetëror që të përkrahin ligjin e Lëvizjes Anti bixhoz, me të cilin kërkohet dislokimi i lojërave të fatit, 3 km jashtë vendbanimeve e jo ligjin, e Asosacont të bastoreve, pasi në të kundërtën do të përballen me popullin.

“Të nderuar lider të subjekteve politike, kryetar të Parlamentit, Presidentit të shtetit, Kryeministrit, Komisionit për financim dhe buxhet dhe 120 deputetëve që do të votojnë, dhe para se gjithash duhet të mendojnë për fëmijët e tyre pasi ata nuk janë imun nga ki virus I quajtur kumar. Mos votoni kundër popullit, se do të përballeni me ata që luftojnë për bukën e gojës,dhe ne të kundërtën do të demaskoheni me emër dhe mbiemër” – tha Xhemal Abdiu nga Lëvizja Anti Bixhoz.

Nga Lëvizja Anti Bixhoz, kërkojnë nga partitë shqiptare që në programet parazgjedhore të fusin edhe ligjin për lojërat e fatit, dhe të jetë një kusht për koalicionet në vazhdim me partitë maqedonase.

“Nëse ligji të cilin e kërkon Lëvizja Anti Bixhoz nuk kalon në këtë mandate të parlamentit ne kërkojmë,me plotë të drejt dhe mos del se dikush bënë lojë pas shpine,që ato të dalin, çdo njëri lider i partive shqiptare, del para masës dhe të thotë se ne nuk do të bëjmë koalicion me as një parti të bllokut maqedonas,nëse ato nuk pranojnë që ligji të miratohet” – tha anëtari i Lëvizjes Anti Bixhoz, Nuhij Ganija.

Përndryshe, nesër do fillon diskutimi për sjelljen e ligjit për lojërat e fatit para deputetëve të kuvendit të Maqedonisë së veriut. (Visar Sadiki, TVM2)