Metodologjia e re, EPI:Vendet anëtare me rol më të madh
Me metodologjinë e re të ofruar nga Komisioni Evropian....

Me metodologjinë e re të ofruar nga Komisioni Evropian, shtetet anëtare do të kenë një rol më të madh në vlerësimin e përparimit të vendeve negociuese.
Kjo sipas Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane do të thotë se ne do të duhet të punojmë më shumë me ta duke pasur parasyshë vlerësimin e përmbushjes së kritereve.
“Me propozimin e ri Komisioni 35 kapitujt mbi bazën e të cilave punonim i strukturon në gjashtë grupe të cilat në masë të madhe korespondojnë me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mbi bazën e të cilit funkcionojmë 18-të vite. Për dallim nga Sërbia dhe Mali i Zi Komisioni zgjëron përfshirjen e temave të cilat e kushtzojnë gjithë hapërimin e negociatave. Nga gjashtë grupet, i pari quhet baza me të cilin paraprakisht vlerësoheshin vetëm kapitujt 23 dhe 24 përkatësisht gjyqësori të drejtat e njeriut, drejtësia, liria dhe siguria me metotologjinë e re komisioni i përfshin edhe kriteret ekonomike, reformën në administratën publike, kapitullin e statistikave të furnizimeve publike që do të thotë se ne duhet të sigurojmë funksionimin e të gjitha këtyre fushave që të munden negociatat të zhvillohen në mënyrë të përshtatshme me pesë grupet tjera” – tha Simonida Kacarska nga EPI.
Në fusha të caktuara metodologjia e re jep mundësi për të shënuar përparim më shpejtë thotë Kacarska megjithatë gjithçka do të varet nga aftësia dhe gadishmëria ynë për ta bërë këtë.
“Përparimi në raport me reformat do të varet nga kapaciteti ynë që t’i udhëheqim negociatat dhe nga kapaciteti ynë që ta shfrytëzojmë atë që është përparësi përkatësisht harmonizimin e lartë që e kemi me legjislaturën evropiane. Në këto moment ne jemi të harmonizuar njëlloj si Sërbia dhe Mali i Zi dhe do të duhej që me këtë përparësi të qasemi në negociata dhe të dëshmojmë se mundemi më mirë pasiqë kjo metodologji veçanërisht në aspektet tjera jep afate më të shkurta që të shënohet përparim” – u shpreh Kacarska.
Nga Instituti për Politika Evropiane thonë se në këtë periudhë para se të miratohet metodologjia edhe gjatë krijimit të korrnizës për negociatave vendi do të duhet të bëjë presion që të sigurojë qartësi lidhur me vlersimin e përmbushjes së kritereve për qasje në BE.
Fjalën e fundit për Metodologjinë e kanë vendet anëtare të BE-së, e që më pas Këshilli për Punë të Përgjithshme në mujain mars të kumtojë konkluzat për të njejtin.
Kjo pritet të ndodhë 2 dite para mbajtjes së Këshillit Europian më 26 mars, i cili permendet si target datë në të cilën gjasat janë maksimale për tu dhënë vendim pozitiv për datën, që do të nënkuptonte fillim të negociatave me BE-në. (Naim Ramadani, TVM2)